Ankimim gjyqesor i akteve administrative dhe përfaqësim gjyqësor përpara gjykatave të shkallës së parë, të Apelit, dhe të Gjykatës së Lartë.
DËMSHPËRBLIM
Studio ligjore AC ju ofron asistencë ligjore në ndjekjen e të gjithë procedurave ligjore për përfitimin e dëmshperblimit, për dëmin e shkaktuar nga:
aksidentet rrugore
Dëm i shkaktuar shëndetit për shkak tëgabimit mjekësor
Dëm i shkaktuar individit për shkak të shpifjes.
FAMILJARE
Avokati kujdeset për t’i shpjeguar bashkëshortëve të drejtat dhe detyrat e tyre dhe ofron zgjidhje ligjore në rast të përfundimit të martesës, gjithashtu kujdeset me çështjet që kanë të bëjnë me:
Pjestim të pasurisë
Caktim i pasurisë
Caktim të banesës bashkëshortore
Caktim të fëmijëve
Caktim detyrimi ushqimor, kundërshtimi i tij, apo ndryshimi i masës së pensionit ushqimor.
Kundërshtim dhe njohje atësie, amësie të fëmijëve.
Përfaqësim ligjor i bashkëshortve në procesin e divorcit.
PRONËSIA INTELEKTUALE, MARKA DHE PATENTA
Studio ligjore AC ju ndihmon në rregjistrimin e krijimeve tuaja për të siguruar mbrojtje të të drejtave tuaja në pronësinë industriale.
Ndjekje e procedurave të rregjistrimit të markave dhe patentave.
Mbrojtje e të drejtave tuaja në rastet e përdorimit të markës nga persona të paautorizuar nga ju, si dhe kërkim të dëmshpërblimit.
PRONËSIA DHE SHITBLERJA E PASURIVE TË PALUAJTSHME
Këshillimi dhe përfaqësimi në fushën e pronësisë per fitimin e pronësisë të pasurive të paluajtshme.
Mborjte e të drejtës së pronësisë nga cënimi i palëvë të trejta.
Fitimi i pronësisë më anë të trashëgimisë.
Ndjekja e të gjitha procedurave administrative dhe gjyqësorë në mbrojtjen e te drejtës së pronësisë.
MBLEDHJE BORXHI
Në rastet kur palë të treta nuk kanë respektuar kontratat e lidhura me ju duke vonuar pagesat e parashikuara ne kontrate ose kur keni lëshuar nje faturë tatimore dhe nuk keni marrë akoma pagesë për veprimin e kryer, ne ju ndihmojmë që në një kohë shumë të shpejtë të mblidhni borxhet tuaja!
Studio Ligjore AC garanton mbështetjen maksimale të klientëve në aspektin e ligjit tregtar duke ofruar individeve asistence ligjore ne:
Hartim të dokumentacionit të nevojshëm si kërkes-ankesa, prapësime, kërkes padi etj
Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore.
Ankim të akteve administrative individuale.
Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e adiministratës shtetërore.
Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore.